“Isabel” është titulli i këngës më të re të Alban Skënderajt që e ka lansuar në platformat muzikore.
Kantautori i njohur projektin e ri e ka kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa videoklipi tashmë ndodhet në YouTube.
Lorenc Aliaj është producent i këtij projekti, me melodi dhe tekst të shkruar nga vet këngëtari.
Për anën vizuale është angazhuar produksioni Imagine Films që e ka xhiruar videon muzikore.
Kënga “Isabel” pason bashkëpunimin me Lyrical Son, “Ndalma”, që u publikua para tri javësh dhe numëron mbi pesë milionë shikime në YouTube. /
abc24.al
/