Alarmohet aeroporti i Zyrihut/ Shqiptari vjedh automjetin dhe niset drejt Brazilit

0
Gjigandi

Aeroporti i Zyrihut është alarmua nga një shqiptar. Mediat e huaja raportojnë se 27-vjeçari shqiptar ka hyrë pa autorizim në ambientet e aeroportit të Zyrihut në Zvicër rreth orës 22:00.

Shqiptari fillimisht po ecte në pistë, ku më pas vodhi një makinë me të cilën iu drejtua pistës 28 për të shkuar në zonën E të pistës së aeroportit. Me të mbërritur në zonën E, e përdorur kryesisht për fluturimet me distanca të gjata, i riu u përpoq të hipte në një avion për në Johannesburg i veshur me një jelek fluoreshent që kishte gjetur aty pranë, por ekuipazhi ia mohoi hyrjen duke e larguar.

Një punonjës i aeroportit përfundimisht e zbuloi atë në kabinën e një aeroplani tjetër të nisur për në São Paulo nga ku më pas u arrestua, ndërsa pas shoqërimit të tij, një mjek e ka ekzaminuar shqiptarin “dukshëm të çorientuar”, raporton media “K-Tipp”.

Një zëdhënëse e aeroportit tha se “hetimet për këtë incident ende nuk kanë përfunduar plotësisht” dhe se “deri më tani nuk është bërë asnjë përshtatje e proceseve”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu