Aktori i humorit Florian Binaj feston sot ditëlindjen. Flori mbush 37 vjeç.
Kjo ditëlindje e ka gjetur në një tjetër detyrë, larg aktrimit siç jemi mësuar ta shohim prej vitesh. Prej gati një viti ai është në rolin e moderatorit në emisionin më të ri investigativ “Piranjat”.
Jo vetëm si aktor, por Florjan Binaj ka qenë gjithmonë një nga emrat e publikut që ka ngritur zërin për çështje të ndryshme dhe kauza sociale, kjo e ka bërë shumë të dashur për publikun që e duartrokit gjithmonë.