Akti Normativ për ‘Pakon e Madhe’/ Braçe: Për shpirt nuk e votoj, s’ka mbështetje për fermerët

0
Gjigandi

Në komisionin e Ekonomisë po shqyrtohet akti normativ për disa ndryshime në ligjin për buxhetin e vitit 2022, pas shpërndarjes së Pakos së Madhe, e cila u miratua nga qeveria. Kjo paketë ndihmash synoi të ndihmonte disa nga kategoritë sociale të prekura nga inflacioni i lartë dhe efektet e rritjes së çmimeve. Deputetja Jorida Tabaku, e mbështetur edhe nga deputeti i Partsë Socialiste Erion Braçe kanë kërkuar në komision prezencën e ministres së Ekonomisë Delina Ibrahimaj.

Braçe tha se ‘për shpirt’ nuk do e votonte aktin normativ për Pakon e Madhe, por do ta bëjë vetëm sepse shkon në mbështetje të shtresave në nevojë.

“Për shpirt nuk e votoj aktin se s’ka kuptim! Po e vërtete, janë paratë e më nevojtarëve, u thashë s’do i realizoni dot këto shpenzimet. Prapë si keni realizuar shpenzimet. Për çfarë do vijë deputeti në Kuvend kur se dëgjon askush.Ideja është që unë se votoj si frymë, por akti është ok për të ndihmuar familjet në nevojë” – tha deputeti socialist.

Braçe u shpreh se deputetët po shmangen nga vendimmarrja dhe ngriti shqetësimin se nga kjo paketë nuk ka asnjë mbështetje për bujqësinë. Braçe tha se fermerëve nuk u është dhënë mbështetje dhe për këtë thotë se nuk e kupton se cili është argumenti, përse ata nuk meritojnë asgjë.

“Akti normative ka hyrë në fuqi, 80% e njerëzve I kanë marrë paratë e këtij akti. Pse ka qëndrime të ndryshime për të njëjtën çështje brenda 4 ditësh dhe pse kjo ndodh me paratë e buxhetit të shtetit. Pse ka qëndrime të ndryshme për propozime deputetësh. Pse një kategori punëtorësh marrin shpërblime, pse këto të bujqësisë s’përfitojnë asgjë, nuk meritojnë asgjë këto?” – u shpreh Braçe.

RonaTyra

Ai tregoi se buxheti është interes publik, jo privat, prandaj paratë duhet të përdoren në mënyrë sa më efektive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu