Aksidentoi të miturën me makinë, arrestohet 31-vjeçari në Divjakë

0
Gjigandi

Një aksident rrugor ka ndodhur në Diviakë.

Mësohet se shtetasi me iniciale L. Xh., 31-vjeç ka aksidentuar një të mitur, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

I riu është arrestuar nga uniformat blu.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. Xh., 31 vjeç, banues në Zharnec, Divjakë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Divjakë-Pushimi i shoferit”, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një shtetase të mitur, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu