Një 31-vjeçare ka ndëruar jetë në Shkodër, pasi është aksidentuar me makinë.
Mësohet se gruaja ka ka mbetur e vrarë është shtetësja me iniciale Z. B., e cila udhëtonte me biçikletë. Sakaq është arrestuar shtetasi me iniciale G. B., 47 vjeç për për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 47 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ky shtetas, më datë 22.06.2022, rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen Z. B., 31 vjeçe, banuese në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, e cila po lëvizte me biçikletë. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.