Dalin të tjera detaje në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në tunelin e Elbasanit, ku humbi jetën Elton Maçolli, vëllai i deputetes së PS-së Blerina Gjylameti. Report tv mëson se 37 vjeçari po lëvizte me një shpejtësi rreth 140 km/h në tunel, duke e tejkakuar ndjeshëm shpejtësinë e lejuar prej 80km/h. Si pasojë e shpejtësisë së madhe, i riu ka humbur kontrollin në një moment dhe ka goditur një kamion që po lëvizte në rrugën e saj në korsinë tjetër. Ashtu siç dhe pamjet tregojnë, makina është copëtuar e gjitha dhe fatkeqësisht i riu ka gjetur vdekjen. Pas goditjes mjeti tip ‘Seat’ është përfshirë nga flakët (makina ishte modifikuar me një impiant gazi), ndërsa të parët që kanë ndërhyrë kanë qenë zjarrfikësit e tunelit. Fatkeqësisht asgjë s’mund të bëhej për të riun, i cili u shoqërua këtë të dielë në banesën e fundit.