Aksidenti në Berat/ Momenti kur 31-vjeçari merr para 3 këmësorë dhe 2 makina

0
Gjigandi

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Berat, ku një 31-vjeçar ka aksidentuar 3 këmbësorë përpara një karburanti në Berat.

Në videon e mëposhtme shihet se si i riu bën drift dhe manovra të rrezikshme në rrugë me automjetin e tij  “Benz GLE’, me targa angleze.

Më pas, i riu, i cili ecte me shpejtësi të frikshme, aksidenton dy automjete të parkuar dhe për pasojë 3 qytetarë në trotuar.

Një prej këmbësorëve arrin t’i shpëtojë aksidentit duke u larguar me vrap dhe më pas rikthehet drejt të plagosurve.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu