Një 30-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi aksidentuar ditën e djeshme shtetasen me iniciale Z.Rr.
Mësohet se shtetasi me iniciale H.Xh., drejtonte automjetin pa leje drejtimi, ku si pasojë e aksidentit gruaja ka ndërruar jetën në spital.
Njoftimi i policisë:
DVP Gjirokastër
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin H. Xh., 30 vjeç, banues në Tepelenë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, pa leje drejtimi, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, ka aksidentuar shtetasen Z. Rr., e cila ka ndërruar jetë në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme