Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen 2 persona

0
Gjigandi

Një aksident ka ndodhur sot pasdite në Rrugën e Arbrit ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas policisë së Tiranës, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë mbetën të plagosur drejtuesit e makinave, shtetasi J. A., 34 vjeç dhe shtetasja D. M., 38 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak- Më datë 24.01.2023, në Rrugën e Arbrit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin J. A., 34 vjeç, me automjetin me drejtuese shtetasen D. M., 38 vjeçe. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu