Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Kafaraj.
Policia bën me dije se një 52-vjeçar i cili ka qenë duke drejtuar automjetin tip “Toyota” është përplasur me një motor që drejtohej nga një i moshuar 75-vjeç.
Për pasojë ky i fundit është dërguar në spital ku ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 13:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Kafaraj, shtetasi A. Xh., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. H., 75 vjeç, e për pasojë është dëmtuar shtetasi M. H., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.