Aksident në Levan-Tepelenë, plagoset rëndë një grua

0
Gjigandi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Levan-Tepelenë, ku shoferi i një makine ka humbur drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka mbetur e plagosur rëndë një 68 vjeçare, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë:

Fier  – Rreth orës 04:00, një aksident është shënuar në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në afërsi të fshatit Gorishovë.

Raportohet se  E. B., 38 vjeç, banues në Drizë, Fier, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

RonaTyra

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar pasagjerja, shtetasja U. B., 68 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu