Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Gjirokastër, ku një mjet tip “Benz” është përplasur me një furgon.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një pike karburanti, në vendin e quajtur “Postblloku.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur disa 3 persona të lënduar të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në lagjen “Punëtore”, është përplasur autobusi i linjës Dropull-Kakavije, që drejtohej nga shtetasi G. D., 45 vjeç, me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. Sh., 36 vjeç dhe me një autobus që drejtohej nga shtetasi Th. D., 37 vjeç.
Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. D., drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi A. Sh. dhe djali i tij i mitur, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.