Aksident në Devoll/ Plagoset një 28-vjeçar, niset drejt Tiranës

0
Gjigandi

Një aksident rrugor ka ndodhur në Devoll, në afërsi të fshatit Dobranj.

Mësohet se shtetasi me iniciale K. B., rreth 28 vjeç ka humbur kontrollin e motomjetit, ku për pasojë ka dalë nga rruga.

Raportohet se i riu është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Devoll/Informacion paraprak

RonaTyra

Më datë 06.10.2022, rreth orës 13:20, në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Dobranj, Devoll, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Menkulas, Devoll, duke drejtuar një motomjet pa targa, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi K. B. mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Korçës dhe po transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu