Tre mjete janë përfshirë në një aksident këtë të hënë në lagjen numër 14 të Korçës.
Mjeti tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin E. Z është përplasur me mjetin mjeti tip “Land Rover” me drejtues shtetasin F. H. dhë më pas kanë goditur mjetin tip “Opel”, që ndodhej i parkuar në rrugë.
I plagosur ka mbetur shoferi i “Land Rover-it”.
Nuk dihet nëse mjetet kanë qenë tej normave të lejuara apo po qarkullonin në shkelje të rregullave. Pritet ekspertiza e grupit hetimor për të zbuluar shkaqet e aksidentit.