Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka deklaroi se do të garojë në zgjedhjet e 14 majit me logon e forcës politike që drejton dhe jo në një koalicion.
Mbrëmjen e sotme në një intervistë Duka u shpreh se duke dalë vetëm në zgjedhje, PAA do shikojë sa vota do të marrë.
“Takimi me Berishën ishte për mënyrën sesi do sillemi me koalicionin. Më tha si ke ndërmend të hysh në zgjedhje. Ne kemi bërë gati listat e këshilltarëve, në 61 bashki, lista të plotë.
Mund të merrnim këshilltarë më shumë duke hyrë në koalicion, por përsëri do ishte e fshehur vota jonë. Kështu ne do provojmë të marrim realisht, të shohim sesa mund të marrim”– bëri me dije Duka.
Berisha aktualisht ka njoftuar një koalicion me Partinë e Lirisë dhe Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.