Afrim Krasniqi synon suksese me klubin e ri Lybeteni

0
Afrim Krasniqi synon suksese me klubin e ri Lybeteni
Gjigandi

Ish karateisti i mirënjohur, Afrim Krasniqi, po punon me përkushtim së bashku me trajnerin Raif Musa, me klubin e ri të karatesë Lybeteni nga Ferizaj.

Kryetrajneri Krasniqi synon ta ndërtojë një ekip të fortë dhe të shënojnë suksese në garat e Kosovës dhe në rrafshin ndërkombëtar.

Punohet në një sallë private e me kushte shumë të mira.

Afrim Krasniqi

RonaTyra

Krasniqi tha se ecuria në klub po shkon shumë mirë.

“Jemi klub i ri dhe ambicioz. Kemi një gjeneratë shumë të mirë”, tha Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.
“Çfarë është karateja? Pothuajse çdokush do t’ju përgjigjet se kjo është një formë e arteve marciale me origjinë nga Kina apo Japonia.

Pra, këtu mbarojnë njohuritë e shumicës së njerëzve  për një nga sportet më fisnike në botë e quajtur karate. Prandaj ja vlen të mësohet më shumë për formën dhe mënyrën e jetës me karate.

Do e këtë më së miri e arrini në DOJO-n profesionale të karatesë Lybeteni, të posa hapur në Ferizaj, e cila i plotëson të gjitha kushtet dhe ëndrrat e atletëve që nga ata që do të merren me sport vetëm për rekreacion e deri tek elitarët.

Vetëbesimi dhe disiplina e fituar ndër vite nga trajnerët e dëshmuar të sporteve luftarake për karate, kickboks dhe MMA,I shtyri ata që ti ofrojnë rinisë Ferizajase  një mundësi të veçantë me kushte të veçanta”,

nënvizon Krasniqi.
Për çfarë veçantie bëhet fjalë?

“Jo vetëm për kushtet e palestrës, por edhe për ndërthurjen e përvojave profesionale të trajnerëve të ngjeshura e të dëshmuara ndër vite si nga aspekti garues e deri tek aspekti akademik i përgatitjes së tyre.

Edhe pse si vlerë e re e shtuar e sportit në qytetin e Ferizajt, ky klub ka ftesa për pjesëmarrje në gara të niveleve të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare prej nga priten suksese e trofe”

, thotë Krasniqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu