Adoleshentja ukrainase josh rusët deri sa të tregojnë pozicionet e tyre në luftë

0
Gjigandi

Një adoleshente ukrainase ka arritur të ketë suskes  ne kurthin që i ngre rusëve pë gjurmimin e trupave armike. E detyruar nga lufta të braktiste shtëpinë e saj në Kherson, ajo ka rrëfyer së fundmi se ka hyrë në një aplikacion takimesh duke u prezantuar si ruse për të ekspozuar vendndodhjen e tyre.

Kurthi i saj ishte shumë i suksesshëm sa që një ushtar rus nisi t’i mburrej se po luftonte për të fituar para për një makinë luksoze dhe më pas i dërgoi fotografi nga një shkollë me konvikt që përdorej si bazë ushtarake.

Ndërkohë që edhe një ushtar tjetër të cilin ajo manipuloi i tregoi një rezidencë ku ruante një oficer të lartë.

Veprimet e adoleshentes i ngjajnë atyre të spiunes gjermane të Luftës së Parë Botërore, Mata Hari, të dashurit e së cilës i treguan për armën e re sekrete të aleatëve, tankun.

Ajo tregon se frymëzimi i saj erdhi nga një vajzë në TikTok, e cila ishte miqësuar me një ushtar rus, të cilit i mori informacion se ku po shërbente dhe ia kaloi ushtrisë së Ukrainës.

RonaTyra

18-vjeçarja krijoi një profil të rremë në një aplikacion takimesh ndërsa ishte nën okupim në Kherson, duke thënë se ishte një grua e re ruse që i pëlqenin ushtarakët.

Së shpejti ajo nisi bisedat me ushtarët, të cilët nisën t’i dërgonin tekste, video dhe posta zanore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu