Adi Krasta merr nënshtetësinë kosovare

0
Gjigandi

Gazetari i njohur, Adi Krasta ka marrë nënshtetësinë e shqiptarit të Kosovës. Lajmin e bëri të ditur vetë ai, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Krasta ka publikuar një foto të pasaportës së tij nga Republika e Kosovës, të cilën e ka shoqëruar me një foto të flamurit të Shqipërisë dhe një zemër të kuqe.

Kujtojmë që rreth një vitë më parë gazetari kishte shprehur dëshirën për t’u pajisur me pasaportën e Kosovës.

“Nuk di kujt t’ia kërkoj pasaportën e Kosovës, me shumë krenari do ta merrja bashkë me familjen,” tha ai në një intervistë në dhjetor të 2021.

RonaTyra

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu