Francois Abello Camille, 65 vjeç, vdiq në një spital policie tre ditë pasi u përpoq të vriste veten në Xhakarta. Mbi të rëndonte akuza e fortë për abuzim seksual ndaj 305 të miturve. “Ai kishte tentuar vetëvrasje të enjten, pasi rojet e burgut e zbuluan dhe u përpoqëm ta ndihmonin“, tha gardiani i burgut.
“Gjendja e tij ishte e qëndrueshme një ditë më vonë, por më pas u përkeqësua për shkak të dëmtimit të trurit nga mungesa e oksigjenit pas përpjekjes për vetëvrasje,” tha Yunus.
Camille u arrestua në një hotel në Xhakartë muajin e kaluar pas ankesave në polici se ai bëri abuzime seksuale tek gratë dhe tek fëmijët e mitur pasi paguante t’i fotografonte. Kur ata nuk pranonin, ai bëhej i dhunshëm, tha policia.
Shefi i policisë së Xhakartës Nana Sudjana tha se shumica e viktimave ishin fëmijë në rrugë, të cilëve Abello u kishte agruar punë si modele. Abello i pagoi ato midis 17 dhe 70 dollarë për angazhime në akte seksuale dhe mundi ata që refuzuan, tha Sudjana. Nëse shpallet fajtor, ai do të përballej me burgim të përjetshëm, kastrim kimik ose vdekje.
Burimi: top-channel.tv