GJKKO ka dënuar ditën e sotme të akuzuarit për abuzim të tenderit për blerjen e një autoshkalle për shërbimin zjarrfikës, në Bashkinë e Durrësit, me vlerë 7 milion lekë
Tetë persona, mes të cilëve 6 zyrtarë të bashkisë së Durrësit, janë arrestuar gjatë këtij operacioni të SPAK në lidhje me shkeljet e kryera gjatë një procesi prokurimi të zhvilluar në periudhën maj-qershor të vitit 2020 për blerjen e një autoshkalle për shërbimin zjarrfikës.
Arrestimi i 6 zyrtarëve të bashkisë dhe dy përfaqësuesve të kompanive R&R group dhe Klosi R sh.p.k. u krye në kuadër të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit për procedurën e prokurimit me vlerë të fondit limit prej 7 milion lekësh. Gjatë saj u evidentuan shkelje ligjore, ndërsa autoshkalla e blerë, pasi fituese u shpall shoqëria “Klosi-R”, është thuajse jashtë funksionit.
Dënimi nga GJKKO:
Adriatik Velaj: 11 muaj e dhjetë ditë burg
Muhamed Likaxhiu: dhjetë muaj e 20 ditë burg
Artan Taho: 10 muaj e 20 ditë burg
Partiot Beqaraj: 11 muaj e 10 ditë burg
Gjergj Markola: 10 muaj e 20 ditë burg
Indrit Matmuja: 11 muaj e 10 ditë burg
Riza Sulaj: 11 muaj e 10 ditë burg
Albion Bushi: 11 muaj e 10 ditë
Lulzime Rami: 8 muaj burg
Elona Rami: 1 vit e 4 muaj
Shoqëria R&R Group: 600.000 mijë lekë
Shoqëria Klosi-R Company: 600000 lekë
Shoqëria Ra-MI kompani: 600.000 lekë
Zyrtarët e bashkisë akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, ndërsa shtetasit e tjerë përkatësisht me detyrë administratorë, ortakë dhe punonjës të 2 shoqërive pjesëmarrëse në prokurim akuzohen për falsifikim dokumentash.
Dy shoqëritë nën hetim, si dhe Ra-mi company po hetohen nga SPAK edhe për procedura të tjera prokurimi në të cilat kanë marrë pjesë.