Këtë të hënë pritet të zhvillohet seanca për masën e sigurisë ndaj 4 punonjësve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT) për abuzime me tenderat.
Masa e sigurisë do të caktohet për drejtorin e fermës Ali Rasha, magazinierin e qendrës Ahmet Mejdani dhe Përgjegjësin e Sektorit të bujqësisë Tahir Ballgjini, Rushit Suna, specialist i sektorit të bujqësisë.
Të katër këta punonjës u arrestuan pasi kryenin hyrje dhe dalje fiktive të mallrave në magazina, duke shpërdoruar detyrën.