A ka lobuar Arben Ahmetaj me ju për inceneratorin e Elbasanit?- Dëshmon Sekretari i Përgjithshëm …

0
A ka lobuar Arben Ahmetaj me ju për inceneratorin e Elbasanit?- Dëshmon Sekretari i Përgjithshëm …
Gjigandi

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, gjatë dëshmisë në komisionin hetimor të inceneratorëve, u pyet nga kryetarja Jorida Tabaku, nëse ka patur një lobim nga ana e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, për të kaluar procedurën në Këshillin e Ministrave.

Në përgjigjen e tij Sekretari i KM-së u shpreh se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë.

Pjesë nga diskutimet:

Jorida Tabaku: Zoti Agaçi a keni dijeni për inspektimin financiar të inceneratorit të Elbasanit?

Ëngjëll Agaçi: Shpresoj që memoria të mos më gënjejë, në dijeninë time jo.

RonaTyra

Sekretari i Përgjithshëm i Këshilllit të Ministrave ndjek vendimarrjen e Këshillit të Ministrave. Nëse ne do të gjejmë një dispozitë që Sekretari i Përgjithshëm duhet të ndjek çdo urdhër që del përgjigjja do të ishte ndryshe.

Jorida Tabaku: Sekeretari i Përgjithsëm do të duhet të kishte dijeni, pasi kemi të bëjmë me një aferë korruptive. Kam një pyetje të fundit, a ka ardhur ndonjëherë zoti Arben Ahmetaj për të lobuar për këtë procedurë te ju?

Ëngjëll Agaçi: Asnjëherë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu