A janë martuar vërtet anëtarët e grupit Maneskin?!

0
Gjigandi

Yjet italianë të muzikës rock, Maneskin, publikuan albumin e shumëpritur “Rush!” dhe vendosën ta çonin përkushtimin ndaj albumit në një tjetër nivel.

Ata “u martuan” në një ceremoni të drejtuar nga dizajneri Alessandro Michelle, ish-drejtori artistik Gucci-t. Për ceremoninë, Victoria De Angelis dhe Ethan Torchio u veshën si nuse, ndërsa Damiano David dhe Thomas Raggi si dhëndër.

Ata u pyetën: “A dëshironi të martoheni duke premtuar se do t’i qëndroni besnikë njëri-tjetrit gjithmonë, në gëzim dhe në dhimbje, çdo ditë të jetës tuaj?” Sapo të gjithë thanë po, shkëmbyen unazat dhe u puthën për të nënshkruar marrëveshjen.

Edhe pse është e qartë se martesa e tyre nuk ka vlerë ligjore, ceremonia mbetet një mjet fantastik marketingu për “Rush!”, albumin e tyre të tretë. Në të njëjtën kohë, dëshmon përkushtimin e tyre ndaj njëri-tjetrit.

Maneskin shpalli disa muaj më parë turneun e tyre të parë botëror: 48 koncerte midis Amerikës së Veriut dhe Evropës. Datat e “Loud Kids Tour” përfshijnë Amerikën e Veriut, si dhe disa takime në sallat sportive italiane.

RonaTyra

Turneu i Klubeve Evropiane, i shtyrë më parë, do të kalojë në Palasports këtë vit. Por, grupi e ka bërë të qartë, në solidaritet me popullin ukrainas, që nuk do të performojnë në Rusi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu