Ushtrimi është një aktivitet i dëshirueshëm nëse doni të ruani shëndetin tuaj, megjithatë, njerëzit shpesh janë të privuar nga gjumi dhe për këtë arsye shumë të lodhur për aktivitet fizik. Kjo është arsyeja pse shpesh diskutohet nëse është e këshillueshme të ushtroni në rast se jeni vërtet të lodhur.
Doktoresha Phyllis Zee nga Shkolla e Mjekësisë Feinberg në Chicago argumenton se kjo është një marrëdhënie e dyanshme. Sipas hulumtimit të saj, ka të dhëna të qarta që tregojnë se stërvitja e rregullt përmirëson cilësinë e gjumit.
Gjumi i thellë është një fazë shërimi, ku trupi juaj riparohet dhe rinovohet. Quhet gjithashtu gjumë me valë të ngadalta dhe mund të arrihet vetëm nëse cilësia e gjumit është e mirë me pak ose aspak ndërprerje gjatë natës.
“Kërkimet tregojnë gjithashtu se nëse flini më mirë, ka më shumë gjasa të jeni në gjendje të ushtroni dhe niveli i aktivitetit fizik do të jetë më i lartë. Kështu që unë do të thosha që edhe nëse keni pasur një gjumë të keq gjatë natës, duhet ta vazhdoni aktivitet fizik”, ka thënë Dr Zee.
Për të qenë i shëndetshëm, trupi duhet të kalojë nëpër katër fazat e gjumit disa herë çdo natë. Gjatë fazës së parë dhe të dytë, organizmi fillon t’i ngadalësojë ritmet e tij. Në këtë mënyrë, ne përgatitemi për fazën e tretë, e cila është një gjumë i thellë në të cilin trupi përtërihet në nivelin qelizor.
Gjithashtu, nëse doni të ushtroni dhe ta ruani trupin, ekspertët thonë se duhet të veproni me arsye. Shmangni aktivitetet e rënda fizike nëse keni inflamacion të rëndë të muskujve dhe preferoni aktivitete të tilla si ecja ose joga.