A do ketë ndryshim në lidershipin e LSI? E zbulon Braimllari

0
A do ketë ndryshim në lidershipin e LSI? E zbulon Braimllari
Gjigandi

LSI do të mbajë më 25 korrik konventën kombëtare  për riorganizimin e të gjithë strukturave për zgjedhjet vendore të 2023.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari në një lidhje direkte me gazetarin Everest Dedaj, në Ora News tha se LSI po punon për ristrukturimin e brendshëm.

Por a do të ketë ndryshim në lidershipin e partisë? A do ketë zgjedhje për kryetarin e kësaj force politike?

Braimllari: LSI i ka bërë zgjedhjet për kryetarin e bashkisë, janë mbajtur më 5 dhjetor 2020. Në atë periudhë do të mbaheshin dhe zgjedhjet për strukturat e tjera drejtuese, kryesinë, sekretarin e përgjithshëm, nënkryetarët por për shkak të pandemisë kjo u shty. Ndaj ne do të plotësojmë nivelet e tjera drejtuese. Për sa i përket kreut të partisë është në vullnetin e zonjë Kryemadhi për të paraqitur agjendën në vazhdimësi të fuqizimit të rolit të LSI për zgjedhjet e 2023.

Braimllari: Përfaqësimi i Metës  si Presidenti i vendit ka qenë dinjitoz dhe i ka dhënë atij institucioni rolin e një qytetari të vërtetë. Për sa i përket rolit të tij në politikë aktive, ai e ka bërë të qartë se do konsultohet me qytetarët dhe besoj është në zgjedhjen e tij. Zoti Meta është themeluesi i LSI, në politikën shqiptare ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm duke nxjerrë një ekip të ri në politikën shqiptare.

RonaTyra

Braimllari: LSI mban Konventën Kombëtare më 25 korrik, riorganizim i strukturave për zgjedhjet vendore të 2023

Konventa e 25 korrikut, ka të bëjë me një hapje të LSI, tha Braimllari, dha aksioni i LSI në këtë drejtim ka të bëjë dhe me hapjen e saj drejt profesionistëve të rinj, pedagogëve të cilët do japin kontribute brenda partisë.

Braimllari: LSI do jetë një faktor përcaktues në zgjedhjet vendore të 2023, ndaj unë e shikoj si të domosdoshëm ridimensionimin e opozitës, e shikoj si të domosdoshëm bashkimin e çdo faktori opozitar për tu vendosur ballë për ballë këtij regjimi.

Sipas Braimllarit, pas 25 prillit opozita ka pasur pengesa për tu ridimensionuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu