70 vjetori i meshës katolike në ish kampin e internimit në Tepelenë

0
70 vjetori i meshës katolike në ish kampin e internimit në Tepelenë
Gjigandi

Klerikë dhe besimtarë katolikë por edhe ish të përndjekur nga diktatura komuniste në Shqipëri kujtuan sot në ish kampin e internimit në Tepelenës një meshë historike të mbajtur 70 vite më parë.

Simon Mirakaj që vuajti në këtë kamp në fëmijërinë e tij soll kujtime për meshën e mbajtur në prill të 1952 nga Dom Nikoll Mazreku i ndihmuar nga disa klerikë katolikë që vuanin dënimin në këtë kamp, mes të cilëve Jak Gardini, Ferdinand Pali, dhe Zef Gilaj.

Zoti Mirakaj tha se komanda i lejoi priftërinjtë e interrnuar të mbanin meshën për pashkët katolike në një kazermë të djegur në hyrje të kampit.

“U gëzuan, por ishte një gëzim i përlotur, sepse çdo ditë dëgjoheshin vaje. E si mund të mbahet një meshë kur cdo ditë përcillen fëmijë ,përcillen të moshuar”.

Zoti Mirakaj tha se priftërinjtë vendosën ta mbanin meshën duke mbuluar përgjegjësi të ndryshme, dikush krijoi korin me fëmijët, dikush siguroi disa vezë të kuqe, dikush u kujdes për altarin me një çarçaf të bardhë të shtruar në kazermë, ndërsa At Zef Pëllumbi, atëherë në liri, arriti të sillte simbolet fetare për shërbesën.

RonaTyra

Sipas dëshmive të kohës Dom Nikoll Mazreku mbajti një fjalim prekës mes njerëzve që vuanin dënimin dhe u mblodhën në kazermë. Ata ishin të besimeve të ndryshme, shumica nga zonat e Veriut të Shqipërisë.

Giovanni Peragine, ipeshkv i Jugut të Shqipërisë kujtoi fjalimin e Dom Nikoll Mazrekut

Ai tha

: nuk jemi në një kazermë të djegur e të rrënuar , jemi në Katedralen e Shën Pjetrit. Shiheni me sytë e shpirtit tuaj të pastër, shiheni lart mbi kryekubën e kishës mbushur plot me dritë”.

Ipeshkvi tha më tej se se ceremonia ishte një një moment kujtimi dhe lutje.

“Nuk duhet të harrojmë vuajtjet e popullit shqiptar për shkak të një ideoelogjie çnjerëzore dhe djallëzore”,

tha ai.

Duke iu referuar zhvillimeve në Ukrainë ipeshkvi tha se historia është mësuese e jetës.

“Ne këto ditë jemi dëshmitarë të vdekjes, vuajtjes, shkatërrimit dhe internimeve te cilat na kthejnë mbrapa në histori dhe na bëjnë të kuptojmë se ende nuk kemi mësuar asgjë nëse shikojmë se çfarë po ndodh në zemrën e Europës, në Ukrainë”

tha ai.

Drejtuesja e Autoritetit të Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit Gentiana Sula tha se ish Kampi Interrnimit në Tepelenë vijon të jetë në qendër të vëmendjes.

“Kampi është një ndër ngjarjet e pazbardhura deri vonë që përfshiu fatet e mijëra njerëzve., një e treta e të cilëve ishin fëmijë nën moshën 14 vjeç, një pjesë e mirë e tyre, 300 fëmijë humbën jetën në varre të pashënuara.

“Impresionohem sot nga prania e e jashtëzakonshme e komunitetit që vjen për ta mbështetur përkujtimin e kësaj meshe duke i vënë theksin forcës së besimit si një burim shprese, që nuk u shua kurrë as në kushtet më të errëta që kaluan njerëzit në këtë kamp.”

Besimtarët katolikë e mbyllës sot ceremoninë në Tepelenë me “Udhën e Kryqit” që përshkon mundimet e Krishtit./VOA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu