“37-vjeçarja ishte me urdhër mbrojtje”, flet pronari i banesës ku ndodhi krimi: Ja si e gjeta gruan e vrarë

0
Gjigandi

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Elbasan ku Ramis Mici qëlloi për vdekje me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur edhe pronari i banesës ku ndodhi krimi, i cili njëkohësisht është personi që gjeti trupin e pajetë të 37-vjeçares. Në një prononcim për mediat, ai ka deklaruar se e gjeti viktimën të mbuluar nga gjaku, ndërkohë që autori u largua nga banesa.

Gjithashtu ai ka pohuar se e reja ishte me urdhër mbrojtje, pasi para disa ditësh Mici e kishte rrahur dhe se ai ishte arrestuar nga policia për dhunën e ushtruar ndaj bashkëjetueses.

“Mbrëmë nga ora 1 pa 10 kur doli ai nga dera, e kishte ndjerë gruaja ime. Kur zbrita poshtë, pashë që dera ishte hapur, u afrova e pashë që ishte gjak dynjaja, ajo kishte mbaruar. Kur hyra brenda pashë kufomën e kishte kthyer kurrizin nga dera dhe gjithë dhoma ishte bërë gjak.  Mora policinë në telefon, erdhi policia bëri punën e vet. Se për çfarë u zunë nuk e dimë.

Erdhi edhe më parë policia para 4-5 ditësh, se ajo ishte ankuar se ai e kishte rrahur. Mori të shoqin i vuri hekurat. Ajo iku nga shtëpia, i lirova unë një dhomë. Ajo i kishte thënë gruas se kam urdhër mbrojtje, a kishte ajo ne nuk dimë gjë?!

RonaTyra

Prej dy muajsh jetonin këtu. Ajo ka qenë e divorcuar me burrin e parë dhe ka dy fëmijë. Edhe ky i divorcuar me dy fëmijë, fëmijët ja ka mbajtur e shoqja.” ka treguar pronari i banesës.” shprehet pronari i banesës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu