32 vite Parti Demokratike, Basha nga SHBA: Lindi europiane dhe do mbetet e tillë

0
Gjigandi

Partia Demokratike feston 32 vjetorin e themelimit.

Sot demokratët e kanë ditë festive, ndërsa një pjesë e tyre janë mbledhur në ambientet e një hoteli për të kujtuar ditën e shënuar për ta.

Ndërkohë ish kreu i PD-së Lulzim Basha, nuk ka qenë në takimin festiv të kolegëve të tij në Tiranë, për shkak se ndodhet në SHBA.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se PD ka lindur europiane dhe do të mbetet europiane.

Reagimi i Bashës:

RonaTyra

Partia Demokratike ka lindur e re dhe do të mbetet e re, ka lindur europiane dhe do të mbetet europiane, ka lindur kombëtare dhe do të mbetet kombëtare, ka lindur mes sakrificash, e mbi sakrificat do të ngrihet më e fortë, ka lindur si shpresë e shqiptarëve për ndryshim dhe do të jetë sërish shpresa e tyre, ka lindur e madhe dhe do të bëhet edhe më e madhe, për Shqipërinë, për demokracinë.

Gëzuar 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike! Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Shqipërinë!

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu