21 vite burg për personin që rrëmbeu qentë e këngëtares së famshme

0
Gjigandi

Gjykata ka shpallur fajtor James Howard Jackson, i cili rrëmbeu qentë e këngëtares së famshme, Lady Gaga, si dhe qëlloi personin përgjegjës për shëtitjen e tyre.

Mediat e huaja shkruajnë se Jackson u shpall fajtor për tentativë vrasje, komplot për grabitje dhe sulm me armë pak muaj pasi sulmoi kujdestarin e qenve të këngëtares së njohur.

Po sipas mediave të huaja, rrëmbyesit nuk e prisnin që qentë i përkisnin një gruaje kaq të famshme si Lady Gaga.

Bashkëpunëtorët e tij dëshmuan që nuk kishin planifikuar të rrëmbenin qentë e yllit të muzikës, thjesht raca e bulldogut është veçanërisht e popullarizuar dhe donin t’i shisnin.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu