21 Janari/ Xhaxhai i Aleks Nikës takon kreun e SPAK: Hetoni dosjen!

0
Gjigandi

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë në protestën e zhvilluar në 21 janarin e vitit 2011, është takuar me kreun e SPAK Altin Dumanin.

Burime për mediat bëjnë me dije se ai ka kërkuar që dosja t’i kalojë SPAK dhe të hetohet nga SPAK.

Më tej ai është shprehur se nëse hetohet nga SPAK përgjimet do të ua dorëzojë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin, pasi nuk kanë besim tek Prokuroria e Tiranës

Ky reagim vjen pas audiopërgjimeve të publikuara së fundmi lidhur më ngjarjen e 21 janarit.

“Ne kërkojmë që dosja të hetohet në SPAK. Si familje kemi besim te Prokuroria e Tiranës. Ne duam që SPAK-u të tërhqë dosjen pasi i ka të gjitha mundësitë të kryejë një hetim objektiv”, mësohet të ketë thënë Nika.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu