14 vjeçarja digjet me benzinë nga xhaxhai pasi refuzoi martesën me kushëririn

0
Gjigandi

Një vajzë 14-vjeçare është lagur me benzinë dhe më pas është djegur e gjallë nga xhaxhai i saj në Pakistan, pasi babai i vajzës kishte refuzuar martesën e saj me kushëririn e parë.

Vajza e quajtur Sadia, u vra pasi babai i saj Mohammad Yousuf refuzoi idenë e vëllait të tij Mohammad Yaqoob që ajo të martohej me birin e këtij të fundit.
Policia tha se xhaxhai kishte pritur që vajza 14 vjeçare të kthehej në shtëpi të premten kur ishte konfrontuar me të për refuzimin. Xhaxhai maniak me pas i kishte hedhur karburant në trup dhe i kishte vënë zjarrin, në një sulm përtej makabres.
Policia tha se asnjë nuk kishte qenë në shtëpi dhe vajza kishte vuajtur e vetme. Sadia kishte arritur të shkonte në spital, ku u shpall e vdekur pak më vonë.
Disa raportime thonin se familja ishte përpjekur ta fshihte vrasjen duke thënë se vajza ishte përfshirë në një shpërthim gazi.
Por kur ishte marrë në pyetje xhaxhai, kishte pranuar sulmin e sëmurë.
Ky nuk është një zhvillim i rrallë në lidhje me ato një njihen si “vrasje nderi” në Pakistan. Muajin e kaluar trupi i një 24-vjeçareje u gjet i gjymtuar pasi ishte vrarë me gurë.
Ndërsa në fillim të muajit një baba i mbrapshtë raportohet se vrau bijën e tij 10 vjeçare sepse ajo i kishte ngritur zërin.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu