13-vjeçarja shqiptare lë gojë hapur jurinë dhe publikun e “The Voice” në Gjermani

0
Gjigandi
Eliana Kallo është vajza shqiptare që po bën shumë “zhurmë” në Gjermani. Madje, ajo po komentohet për ngjyrat e saj të zërit kumbues, duke pushtuar skenën e “The Voice Kids Germany”.
Që në paraqitjen e parë, në audicionet e fshehta, Eliana goditi fort me këngën Gayle – Abcdefu, këngë kjo e vështirë.
Juria ngeli gojë hapur nga performanca e saj. Juri kjo e përbërë nga 5 persona, emra të njohur të skenës muzikore botërore, të cilët pa hezituar shtypën butonin “PO”, duke dhënë sinjal pëlqimi që ta kenë në ekipin e tyre, si Lena Meyer-Landrut, Sasha, Max Giesinger dhe dy anëtarët e grupit “Meine Freunde”.
Gjithashtu, publiku u ngrit në këmbë dhe duartrokiti performancën e saj.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu