120 milionë lekë për të numëruar ullinjtë! Krifca “hap thesin” për tenderin e ri

0
Gjigandi

Vazhdimisht Abc24.al ka ndarë me lexuesit raste abuzive ku milionat e lekëve të dala nga arka e buxhetit të shtetit po trajtohen si të jenë qindarka. Çdo punë që kryhet në partneritetin Publik-Privat kushton shumë më shumë se vlera reale e saj. “120 milionë lekë të vjetra për të numëruar ullinjtë” – kjo është vlera që Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Fushë Krujë ka vendosur në tenderin më të ri.

Ky institucion ndodhet në varësi të Ministrisë së Bujqësisë drejtuar nga Frida Krifca. Mbetet mister fakti se ku është bazuar Qendra për vendosjen e fondit limit prej 12 milionë lekësh të reja pa TVSH. Më konkretisht objekti i tenderit është “Studim fushor për identifikimin, regjistrimin dhe digjitalizimin e 7000 njësive të reja ulliri”. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë 6 muaj.

Në fakt, fermerët prej kohësh kanë bërë numërimin dhe raportimin e çdo rrënje ulliri, ndaj 120 milionë lekët praktikisht do t’i falen një firme që do të “digjitalizojë” ullinjtë. Me një llogari të thjeshtë, fermerët do të kishin falimentuar nëse do t’i numëronin rrënjët e tyre të ullirit me një kosto prej 17 mijë lekësh të vjetra secila.

Tenderi është publikuar më datë 2 maj dhe deri më datë 18 të këtij muaji priten ofertat. Mbetet për tu parë se cilës kompani do t’ja besojë Krifca këtë proces “kompleks” të numërimit të ullinjve.

RonaTyra

Dosja e tenderit

Qendra e transferimit të teknologjive bujqësore Fushë Krujë

Emri dhe adresa e Autoritetit/Entit Kontraktor:

Emri Qëndra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Fushë-Krujë

Adresa Fushë-Krujë, Rinas km 1, Ura e Gjolës

Tel/Faks ska

E-mail [email protected]

Ueb-faqe www.qttbfushekruje.gov.al

Lloji i procedurës së prokurimit: Procedure e hapur sherbime

Numri i referencës së procedurës /Lotit:REF- 65716 -04-12-2023

Objekti i kontratës / Marrëveshjes Kuadër: “Studim fushor për identifikimin, rregjistrimin dhe dixhitalizimin e 7000 njësive të reja ulliri.

Fondi limit: 12.000.000 (dymbedhjete miljon) Lekë pa TVSH.

Kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj: benda 6 muajve nga lidhja e kontrates.

Afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave: 18.05.2023 Ora: 12:00

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu