115 vjetori i lindjes së Çabejt, letërkëmbimi me kolegët e gjuhës gjermane

0
Gjigandi

Prof. Dr. Brikena Kadzadej

Botuar në DITA

Në kuadër të Projektit në mbështetje të kërkimit shkencor dhe në mbështetje të kërkuesve të rinj, të doktoraturave të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, UT u organizua në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja më 9 nëntor 2023 Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Prof. E. Çabej përmes letërkëmbimit me kolegë të gjuhës gjermane”.

Ky vit përkon me 115 -vjetorin e lindjes së Çabejt.

Ky dijetar i ndritur për afër një gjysmë shekulli dha ndihmesa të rëndësishme në gjuhësinë shqiptare dhe në Arsimin e Lartë.

RonaTyra

Ky shkëmbim u bë me në një rreth të gjerë shkencor nga sfera universitare, akademike, ku e ftuar nderi qe edhe znj. Brikena Eqrem Çabej.

Letërkëmbimi ishte burimi autentik i kësaj Konference. Në të u prezantuan dhe u diskutuan mbi 30 punime shkencore nga gjuhëtare të shquar vendas dhe të huaj (Itali, Greqi Kosovë, Gjermani, Austri, Maqedonia e Veriut etj.).

Konferenca u shoqërua me një ekspozitë me materiale të Profesor Çabejt (fotografi të ruajtura me shumë kujdes e dashuri nga e bija e tij Brikena Çabej, publikime të tij të ruajtura në Bibliotekën e Fakultetit Histori-Filologji, fond i shfrytëzuar që prej krijimit të këtij Fakulteti, botimet e Profesorit nga shtëpia Botuese „Çabej„dhe postera shkencorë.).

Shkas për këtë Doktoraturë të parë për këtë Personalitet të gjuhës shqipe u bë e bija e tij, Brikena Çabej, e cila si një bijë e denjë jo vetëm ka ruajtur me kujdes e dashuri veprat, dorëshkrimet, letërkëmbimet e të atit, por edhe ka ndihmuar nëpërmjet publikimeve të tyre, vënien në dispozicion të këtij thesari gjuhësor, studjuesve të rinj shqiptarë dhe të huaj.

Në fakt kjo gjë do të ishte mirë të bëhej me kohë institucionalisht, sepse ne i jemi të gjithë borxhlinj Profesorit dhe sic e ka lënë ai në formë amaneti: „Shkalla e pasurisë dhe pastërtisë së gjuhës është tregues i nivelit të kësaj kukture“.

Në kohën kur hulumtoja në Gjermani, në bibliotekën e Universitetit Justus-Liebig Gießen kisha mundësi, para dizhitalizimit të dokumenteve të hershme, të prekja me dorë librat e fondit të shqipes që përmblidhin vetëm katër rafte. Librat nga autorët shqiptarë numëroheshin: Çabej, Demiraj, Cami… Pjesa tjetër ishin albanologë si Hahn, Jokl, Elsie, Fiedler, Bucholz, Uhlisch, Ködderitzsch etj.

Kjo Konferencë është vetëm një fazë e punës për hulumtimin shkencor që do të përmbyllet me Doktoraturën e doktorantes nga Kosova znj. Krasniqi për personalitetin Eqrem Çabej, në këndvështrimin e albanologëve gjermanishtfolës nëpërmjet Letërkëmbimit të tij me studjues potencialë.

Goethe është përpjekur të bëjë një nga përcaktimet e para për letrën, këtë fushë hulumtimi. Ai e shikon letrën si një nga monumentet më të rëndësishme të qenies njerëzore individuale, e cila ka një rëndësi të madhe për pasardhësit, megjithëse nuk është e konceptuara për ta. (Henke 2007, fq.176.)

Ky letërkëmbim përfshin vitin e hershëm 1939, komunikimin me G. Stadtmüller e deri në vitin 1978, letërkëmbimi me W. Fiedler.

Prof. Çabej ka një letërkëmbim voluminoz jo vetëm në hapësirën gjermanishtfolëse, që është objekt i kësaj Doktorature.

Nëprmjet studimit të këtij Letërkëmbimi na vjen më e plotë figura e këtij personaliteti të gjuhësisë shqiptare, jo vetëm si shkencëtar por edhe si një njeri, do të nxirren në dritë materiale të shumta autentike që do të mundësojnë edhe nxjerrjen në dritë të problematikave gjuhësore të kohës, sepse ato përcjellin edhe një shkallë të caktuar të arritjeve gjuhësore apo probleme të kësaj fushe.

Njohja e mirë e Profesorit Çabej si gjuhëtar dhe njeri, perceptimi i tij nga rrethi shkencor gjermanishtfolës i kohës, do të mundësojë njohjen e së shkuarës që do të bëjë të mundur njohjen më mirë të së tashmes.

Në këtë kontekst kjo Konferencë, shkëmbim shkencor na mundësoi një material të hulumtuar gjatë, me shumë seriozitet nga brezi pasues i profesorëve tanë të nderuar shqiptarë që u formuan prej Profesorit dhe po ashtu nga profesorë të nderuar arbëreshë, nga trevat shqiptare Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe studjuesit e huaj të gjuhës shqipe shtrirë jo vetëm në hapësirën gjermanishtfolëse, por edhe në Itali, Greqi, Amerikë etj.

Këto personalitete të shquara morën pjesë me kënaqësi dhe vullnetarisht dhe janë ata që na e shtruan rrugën për të vijuar këtë mision jetik.

Hapi i mëtejshëm për përbylljen e kësaj veprimtarie do të jetë publikimi i akteve të Konferencës, shumë i rëndësishëm ky, sepse duhet të jetë në parametrat e një burimi shkencor, sepse vlera e një punimi varet nëse ai shërben si burim për hulumtime të tjera.

Duke parë jetën dhe veprimtarinë e tij aq dinjitoze edhe të mundmishme, kujtojmë të vërtetën se lavdia e tij, nuk ka nevojë për ne, ne kemi nevojë për lavdinë e tij.

—–

Autorja është pedagoge për gjuhën gjermane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Tiranë

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu