VIDEO/ Fjalë nga shpirti për Martin Camajn nga aktori Çun Lajçi

0
Gjigandi


Rastësia është mbreti i botës, thotë një shprehje. Dhe këtë e konfirmoi një ditë më parë Vera Camaj mbesa e shkrimtarit dhe albanologut Martin Camaj, e cila gjatë një shëtitjeje takoi rastësisht aktorin e madh të Kosovës Çun Lajçi. Mbesa e Camajt iu prezantua aktorit pa e ditur se Cun Lajci dhe xhaxhai i saj, kishin një histori së bashku.
Histori të cilën ia rrëfen me mjeshtëri dhe thjeshtësi, aktori Çun Lajçi.
Kush është Martin Camaj?
Martin Camaj, poet dhe prozator, studiues, filolog dhe gjuhëtar i formimit akademik. Vlerësohet si njëri ndër krijuesit më të veçantë në letërsinë dhe kulturën shqiptare. Ai u lind më 13 korrik 1927 në Telume të Temalit të Dukagjinit, i biri i Kolës dhe Terezës nga Shllaku, i treti ndër shtatë fëmijë. Vendlindja e tij është “… në një vis të egër, ‘ku s’ka shkelë kurrë kamba e kalit’, kaq i thyeshëm ashtë ky vend”, sipas vetë Martinit. Në vendlindje kaloi dhjetë vitet e para të jetës së tij. Nis të fitojë në mënyrë autodidakte njohuritë e para në shkrim e lexim shqip dhe matematikë. Në vitin 1948 për arsye politike braktisi vendin, dhe më pas jeta e tij ishte në disa shtete. Jetoi në fillim në Ish Jugosllavi, më pas në Itali e për të mbyllur sytë përfundimisht në Munich më 12 mars 1992.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu