​101-vjetori i Parlamentit të parë shqiptar

0
​101-vjetori i Parlamentit të parë shqiptar
Gjigandi

Pas një periudhe zgjedhore që zgjati disa muaj, më 21 Prill 1921 në orën 10:00 (ditë e enjte) u hapën punimet e Këshillit Kombëtar, Parlamentit të parë në Shqipëri me deputetë të zgjedhur nga populli.

56 ishte numri i deputetëve që formonin shumicën e deputetëve të ardhur.

Në fondet e Arkivit Qendror Shtetëror të Shqipërisë (AQSH) ruhet një numër shumë i madh njësish dokumentare, mes tyre dorëshkrime në origjinal me rëndësi të posaçme për historinë e vendit që lidhen me këtë proces zgjedhor dhe gjithçka rrjedhoi prej tij me veprimtarinë e Këshillit Kombëtar.

Dhimitër Kacimbra ishte kryetari i trashëguar i Këshillit Kombëtar nga Kongresi i Lushnjës i vitit 1920.

Pas hapjes së sesionit prej Dhimitër Kacimbrës, Pandeli Evangjeli merr fjalën i dyti si i zgjedhuri për të kryesuar Këshillit Kombëtar në këtë legjislaturë.

RonaTyra

Procesverbali i seancës së parë të Këshillit Kombëtar ruhet në origjinal në AQSH dhe është doemos i botuar në disa variante, i pari po në vitin 1921.

Parlamenti i vitit 1921 i cili u formua pas këtij procesi zgjedhor, të parit në vend, njihet për nivelin e lartë të përfaqësimit pasi të zgjedhurit ishin intelektualët më të zëshëm të kohës.

Veç njësive dokumentare origjinale që lidhen me këtë legjislaturë dhe ato në vijim, në Bibliotekën e Arkivit Qendror Shtetëror mund të gjenden botimet me fjalimet e deputetëve që folën në këtë seancë të parë historike që themeloi parlamentarizmin në Shqipëri.

Godina në të cilën u mblodh parlamenti, në vitet 1928-1939 u bë “Pallati Mbretëror” dhe sot është selia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu