1.4 miliardë lekë/ Kryen shkelje në tendera, KLSH kërkon ndëshkim për 70 punonjësit e Bashkisë Fier

0
Gjigandi

Të tjera shkelje me tenderat janë zbuluar në në Bashkinë e Fierit, nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Mësohet se KLSH ka zbuluar shkelje të zyrtarëve të bashkisë me tenderat, në vlerën e 1.4 miliardë lekëve.

Sakaq janë ka kërkuar marrjen e masave për 70 punonjës të Bashkisë së Fierit, si më poshtë: mbajtja deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj, pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet, largim nga shërbimi civil.

Njoftimi i Plotë:

  • 17 Masa Organizative
  • 12 Masa për Shpërblim Dëmi në vlerën rreth 150 milion lekë, konkretisht:
  • Në fushën e zbatimit të kontratave, për punime të pakryuera por të situacionuara dhe paguara;
  • Në fushën e prokurimeve, për vlerësim të gabuar të Ofertave Ekonomike nga operatorët ekonomik pjesëmarrës në procedura;
  • Në fushën e urbanistikës, kryesisht për përllogaritje të gabuar të taksës së ndikimit në infrastrukturë nga shoqëritë sipërmarrëse, realizuese të invesitimeve me fonde private)
  • 7 Masa për eleminimin e efekteve negative të konstatuara në administrimin e fondeve publike dhe për menaxhimin me ekonomicitet, eficence dhe efektivitet të fondeve publike (3E-të) në vlerën rreth 1.4 miliard lekë, konkretisht:
  • Për mos pagesë të taksave të infrastrukturës nga legalizimet informale në vlerën 61 milion lekë; -Për mos llogaritjen dhe arkëtimin e taksave në vlerën 120 milion lekë;
  • Për mos llogaritje dhe vjeljen e gjobave nga Inspektorati Ndërtimor dhe Urbanistikë në vlerën 26 milion lekë;
  • Për mosllogaritje të takës për zënie të hapësirave publike në vlerën 44 milion lekë;
  • Në fushën e prokurimeve publike për vlerësim të gabuar të ofertave ekonomike nga operatorët pjesëmarrës në procedura në vlerën 1.300 miliard lekë).

Masa Disiplinore

RonaTyra

Për personat përgjegjës, KLSH ka kërkuar nga Kryetari i Bashkisë Fier që në vlerësim të shkeljeve të konsideruara të urdhërojë Komisionin Disiplinor për fillimin e procedurave përkatëse për shqyrtimin dhe dhënien e masave disiplinore në zbatim të ligjit. nr. 152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të marrë masa nga “mbajtja deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj” apo “pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet”; deri në, “Largim nga shërbimi civil”, dhe konkretisht:

  • 2 Administrator të Përgjithshëm
  • 2 Administrator të Njësive Administrative;
  • 6 Drejtorë Drejtorie në aparatin e bashkisë dhe institucionet e varësisë;
  • 5 Përgjegjës Sektori;
  • 19 Specialistë;
  • 40 Punonjës të bashkisë në cilësinë e anëtarëve të njësisë të hartimit të dokumenteve të tenderit dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu