​Osmani kërkon të votohen marrëveshjet ndërkombëtare

0
Gjigandi

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani u ka bërë sot thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare duke thënë se për çështje të tilla të rëndësishme nuk duhet të ketë qasje selektive.

Në seancën plenare të legjislativit, Osmani tha se ka tentuar për dy muaj që të arrihet përkrahja e grupeve parlamentare për këto marrëveshje ndërkombëtare, ani pse qeveria ishte shkarkuar. Ajo kërkoi nga të gjithë deputetët që të votohen këto marrëveshje pasi ato janë në interes të Kosovës.
“Nëse tejkalojmë afatin prej dy prej marrëveshjeve që sot janë me Bankën Botërore për të cilat kemi kohë vetëm deri në fund të qershorit, cili do të jetë kredibiliteti ynë si Kosovë që nesër të negociojmë marrëveshje tjera të mira me Bankën Botërore me të cilën kam qenë personalisht në kontakt, në mënyrë që të marrim edhe ndihmën emergjente për Covid-19”, tha ajo.
Ajo tha se qeveria nuk duhet të punojë me inat në raport me ligjet e hartuara në Kuvendin e Kosovës.
“Është e turpshme që ky Kuvend ka iniciuar ligjin antiCovid-19 dhe qeveria për shkak të inateve politike nuk ka lejuar që të vijë ky ligj të votohet në Kuvend. Ajo ka bllokuar pjesëmarrësit deri në qershor e tani krijojnë grupe punuese për të hartuar ligj antiCovid-19. Nuk keni nevojë të hartoni, e kemi hartuar vetë ne Kuvendi i Republikës së Kosovës”, tha Osmani./KosovaPress/

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu