​OBSH: Shqetësuese rritja e rasteve me COVID-19 në disa vende evropiane

0
Gjigandi

Dega evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) u shpreh e shqetësuar sot pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në disa vende të Evropës duke bërë thirrje për vigjilencë dhe për lehtësimin me kujdes të masave kufizuese duke parë dhe një rikthim nëse do të jetë e nevojshme.

OBSH Evropë, pyetur për një azhurnim të situatës në Kontinentin e Vjetër, nuk përmendi në mënyrë të qartë vendet që po shkaktonin shqetësim, por iu referua tabelës së saj të monitorimit në internet.
Me 335 raste të reja për 100 000 banorë, Kirgistani është, në krahasim me popullsinë e tij, vendi i parë i përfshirë në zonën e gjerë të OBSH-së Evropë me një prirje shumë të fortë në rritje, sipas klasifikimit të vendeve në rajon nga raste të reja gjatë të 14 ditëve të fundit.
Në vendet me një numër të konsiderueshëm të rasteve të reja dhe një rritje të tyre, vijnë Izraeli me 256 raste të reja/100 000 banorë), Mali i Zi me 207 raste për 100 000 banorë Luksemburgu me 196 raste, Bosnja me 98 raste, Serbia me 71 raste, Rumania me 52 raste dhe Bullgaria me 46 raste.
Nga ana tjetër, tendenca është në rënie në vende të tjera me një incidencë të dukshme: Armenia me 197 raste për 100 000 banorë, Kazakistani me 128 raste, Moldavia me 82 raste, Rusia me 60 raste dhe Suedia me 46 raste.
“Rritja e fundit e rasteve me COVID-19 në disa vende pas lehtësimit të masave distancuese është sigurisht një shkak shqetësues”, theksoi një zëdhënës i OBSH-së në Evropë.
“Ne duhet të qëndrojmë të vëmendshëm dhe të heqim me kujdes masat kufizuese. Atje, ku shfaqen shpërthime të reja, ato duhet të kontrollohen me ndërhyrje të shpejta dhe të synuara, përfshirë zbulimin e hershëm të rasteve, izolimin, gjurmimin dhe karantinat”, shtoi OBSH.
“Nëse situata e kërkon, rikthimi i masave më të rrepta dhe të synuara, me angazhimin e plotë të popullatave, mund të jetë i nevojshëm”, nënvizoi OBSH duke paralajmëruar kundër kthimit në një situatë që do të çonte sistemet shëndetësore në kufirin e tyre.
“Evropa kaloi pragun e 3 milionë rasteve”, sipas të dhënave zyrtare.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu