​Putin nuk përjashton rikandidimin si president

0
Gjigandi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk e përjashtoi mundësinë që të qëndrojë përsëri në këtë post, nëse një referendum konfirmon ndryshimin më të madh të kushtetutës në historinë e vendit.

“Unë nuk kam marrë ende asnjë vendim”, tha Putin për stacionin televiziv shtetëror ”Rasija 1”.
“Unë nuk jam duke përjashtuar ende mundësinë e kandidimit në detyrë nëse kushtetuta do ta lejojë. Le të shohim”, theksoi ai. Rusët do të votojnë mbi pyetjen në një referendum të planifikuar për 1 korrik. Nëse ndryshohet kushtetuta e Rusisë, atëherë Putin do të jetë në gjendje të qëndrojë në pushtet edhe për 16 vite të tjera, deri në vitin 2036. Kushtetuta aktualisht kufizon presidentin me dy mandate në detyrë.
Putini, i cili ka qenë në pushtet për dy dekada, është udhëheqësi rus ose sovjetik me shërbimin më të gjatë qeverisës që nga koha e Josif Visarionoviq-Stalin. Ai ka shërbyer si president ose kryeministër që nga viti 1999.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu