​Haki Abazi: Vetëvendosje do ta shpëtojë popullin nga Qeveria Hoti

0
Gjigandi

Ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë së shkarkuar Kurti, Haki Abazi, ka vazhduar akuzat ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai në një postim në Facebook përmend heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë nga Qeveria Hoti, e të cilën e kishte vendosur Vetëvendosje sa ishte duke udhëhequr me qeverinë.

Abazi thotë se qeverisja Hoti duke ofenduar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kreun e saj Albin Kurti, po mundohet të mbulojë turpin e shembjes së rendit demokratik e kushtetues, duke u bërë pjesë e qeverisë Thaçit dhe duke siguruar përfitimet financiare të tyre në kurriz të fukarenjve.
Postimi i plotë:
Përderisa qeveria ilegale Thaçi ka hyrë me Listën Serbe në koalicion të nënshkruar dhe Serbia do të votojë kriminelët Sheshelin dhe Kapetan Draganin në parlamentin e Serbisë, këtu hiqet reciprociteti, flasin për ndarjen e marrëveshje, e këtu derdhin vrer mbi LVV, Kurtin e Osmanin, dhe të gjithë të përzgjedhurit legjitim të 6 tetorit.
Pa historinë nuk e kuptojmë të tanishmen dhe as nuk mund ta ndërtojmë të ardhmen. Por Kosova ka LVV dhe ka popullin që do ta mbajë dhe do ta shpëtojë nga këta të mjerë që paturpshëm paguhen nga taksat e qytetarëve, ndërsa flasin me servilitet dhe nënshtrim duke fyer dinjitetin e çdo votuesi.
Me urrejtje e propagandë duan të mbulojnë turpin e shembjes së rendit demokratik e kushtetues duke u bërë pjesë e qeverisë Thaçit dhe duke siguruar përfitimet financiare të tyre në kurriz të fukarenjve.
Ne jemi shumë, ne jemi me popullin e populli është me Kosovën, ne të gjithë jemi Kosova, dhe askush nuk mund ta ndalë ndryshimin e filluar me 6 tetor, e më 12 qershor do të festojmë ndryshimin!

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu