Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka kërkuar nga komisioni hetimor që të thërrasin për të dëshmuar edhe Arben Dervishajn, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), i cili rezulton të jetë i përfshirë në skandalin e pagesave të dyshimta në çështjen e inceneratorëve në Shqipëri.
Në dëshminë e tij këtë të martë në komisionin hetimor parlamentar, Veliaj tha se Arben Dervishaj është supervizori që duhet të tregojë
“nëse ka vjedhur edhe lekët e supervizorit si votat e FSHF-së”.
“Drejtoresha ka bërë gabim se ligji njeh instrumentin që quhet supervizor, s’mund të thotë drejtoresha e ka lali lejen, se paguhet dikush të merret me këtë punë supervizori quhet Arben Dervishi ky që u bë shumë i famshëm që vidhte votat e FSHF.
Tani që gara e FSHF është pezulluar ka kohë të përgjigjet për dherat për bulontat për taksat pra është supervizori nuk jam unë tekniku i lavatrices.
Ka një supervizor që paguhet jo pak për të bërë këtë punë. Supervizori Arben Dervishi paguhet sa frëngu pulën që të merret me këtë punë, me cdo dado e vidë, ftojeni i lirë është s’ka më zgjedhje për të vjedhur në Gjirokastër se mbaroi puna e FSHF.
Ftojeni të vijë tani që është i lirë të japi llogari ku shkojnë lekët e supervizorit?
A dmth ti që qenke i Dukës e të mbron partia po ta shkelim syrin? Të gjithë të tjerët do vijnë? Do vijë vetëm Erioni ? Jo katër të tjerët që i ka pasur partia jonë? Me dy standartr mua këtë lojë mos ma bëni. Meqë supervizorin e keni të bllokuar nga gjykata që të bëjë vjedhjet të FSHF pushim e keni thirreni nesër thuajini “shoku mbarove me vjedhjet e zgjedhjeve atje trego pak mos ke vjedh edhe lekët e supervizorit se po përgjigjet kryetari i Bashksië si me qenë teknik lavatrice’.
Paguhet për këtë punë të vijë këtu si burrat e mos shkojë koteceve atje të vjedhë votat e FSHF”
, tha Veliaj.