Ministrja e financës Delina Ibrahimaj në një konferencë për mediat tha se Bordi i Transparencës ka marrë vendim për të ulur çmimin e karburanteve në vend.
Ibrahimaj tha se në mbledhjen e fundit është vendosur që të ulet me 6 lekë çmimi i naftës, me 7 lek është ulur çmimi i benzinës dhe me 2 lek çmimi i gazit.
“Ne sot kemi marrë vendimin e fundit të bordit, ku çmimi i gazoilit u ul me 6 lek nga mbledhja e fundit, benzina u ula me 7 lek dhe gazi 2 lek, për konsumatorët”, tha ajo.
Nafta nga sot do shitet 243 lekë për litër, benzina 235 lekë për litër dhe gazi 81 lekë për litër.
Njoftimi i Bordit:
Bordi i Transparencës në datë 1 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 69 lekë/litër për automjetet.
🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë