Zotohet Berisha: Nuk ka më manipulime! Më 7 korrik do tregojmë opozitë të vërtetë

0
Gjigandi

Kreu i PD, Sali Berisha në një mbledhje me kryesinë tha se Rama po mbron më tepër interesat e Beogradit, sesa ato të shqiptarëve.

Sakaq u bëri thirrje të partive të ndryshme që t’i bashkohen protestës së 7 korrikut, pasi sipas tij vendi tashmë e ka një opozitë të vërtetë.

“Duhet të jesh si Rama që të sulmosh një vend që ka qëndrime dhe vendime miqësore ndaj shqiptarëve. Po gërshetohen të gjithë faktorët që e bëjnë këtë qeveri ç ‘njerëzore, që nuk ja ndien për qytetarët si dhe kujdeset më tepër për interesat e Beogradit. Shoqëria e vërtetë civile është e tëra në këmbë.

Protestën e drejton fronti për shpëtimin e Shqipërisë. Kam besim se parti të ndryshme do i bashkohen. Të gjithëve ju anëtareve, u bie detyra që të zbresin në çdo bllok për të bërë mobilizimin maksimal. Protesta, mblidhet, thirret pasi vendi ka opozitën e vërtetë. Nuk ka më manipulime dhe asgjë tjetër. Do mbrohen vetëm interesat e qytetarëve”, tha ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu