‘Zoti nuk donte kështu…’; Neymar falenderon trajnerin Tite: Mendova se ishe i mërzitshëm, por…

0
Gjigandi

Zhgënjimi është i madh, populli brazilian nuk e kapërdin dot eliminimin nga Kupa e Botës së Katarit qysh në çerekfinale. Të mprehur për ta ngritur lart trofeun e shumëlakmuar, që iu mungon prej vitit 2002, gjigantët amerikano-jugorë janë të detyruar t’ia nisin rrugëtimit nga fillimi, si Sizifë të martirizuar, pasi edhe kësaj here i dërgoi në shtëpi para kohë Kroacia.

“Viktima” e parë e kësaj disfate ishte trajneri Tite, i cili dha dorëheqjen menjëherë pas humbjes me penallti ndaj ballkanasve. Ai mori përsipër përgjegjësitë, ndërsa mbetet ende pezull e ardhmja e Neymar në kombëtare.

Do të vazhdojë apo do të tërhiqet, kjo është dilema e madhe te “Selecao”. Ylli i PSG ka thyer heshtjen së fundi dhe ka dërguar një mesazh publik për trajnerin Tite:

“Para se të takoheshim personalisht, ne luajtëm kundër njëri-tjetrit dhe mund të të them: Mendova se ishe shumë i mërzitshëm! Sepse po ndërtonit një ekip për të më kundërshtuar, duke bërë gjithçka që mundeni për të më mposhtur dhe për të më ardhur keq. Por fati është i tillë. Ai ju vendosi në autobus me mua, numrin tuaj 10.

Të kam njohur si trajner dhe e dija që ishe shumë i mirë, por si njeri je shumë më i mirë. Ti e di kush jam dhe kjo është ajo që ka rëndësi për mua. Të falënderoj për gjithçka, për të gjitha mësimet. Do të jesh gjithmonë një nga trajnerët më të mirë që kam pasur ose do të kem, unë do të të lartësoj gjithmonë.

RonaTyra

Ti meritoje ta fitoje këtë kupë, të gjithë e merituam për atë që bëmë, por Zoti nuk donte kështu. Faleminderit profesor Tite! Nuk do të harroj kurrë se devizën tënde ‘i fortë mendërisht’, ne duhet të jemi mjaft të fortë tani”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu