5 mjete zjarrfikëse, të Fierit, Lushnjës, Patosit dhe Rroskovecit po punojnë në terrenin e thyer e të vështire për të vënë nën kontroll flakët të cilat u janë afruar edhe banesave.
Banorët e zonës janë në panik dhe të dëshpëruar për djegien e ullinjve shumëvjeçare të tyre.
Nga flakët është djegur një banesë e braktisur ndërkohë që mjetet janë përqendruar pranë banesave.