Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm tek rruga e Dibrës në Tiranë.
Sipas të dhënave të para, mësohet se në banesë jetonte vetëm një 60-vjeçar.
Sakaq, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë bombola e gazit.
Ndërkohë, zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje, ku po punon për neutralizimin e flakëve.