Një zjarr me përmasa të mëdha ka nisur ditën e sotme në fshatin Stjar të bashkisë Delvinë. Ndërkohë nuk dihet ende shkaku i tij.
Raportohet se flakët kanë rënë në zonën e quajtur Matomarë, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po luftojnë për shuarjen e tij.
Nga flakët mësohet se nuk ka pasur të plagosur por, janë shkrumbuar sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj.