Zhvillimi i Windows 12 do të fillojë muajin e ardhshëm?

0
Zhvillimi i Windows 12 do të fillojë muajin e ardhshëm?
Gjigandi

Edhe pse Windows 11 u prezantua disa muaj më parë, Microsoft nuk po humb kohë duke menduar për fillimin e zhvillimit të versionit të ardhshëm të Windowsit, që do të mund të ndodhë gjatë muajit të ardhshëm.

Portali gjerman Deskmodder, pretendon se nga burime të saj ka mësuar se zhvillimi i Windows 12 do të mund të fillojë në mars.

Puna e hershme në zhvillimin e versionit të ri të Windows, nuk do të thotë se në një të ardhme të afërt do të prezantohet Windows 12.

Bëhet fjalë për një qasje që e aplikojnë shumë kompani, ku puna në gjeneratat e hershme si në prodhim ashtu në servisim, fillon para se versioni aktual të prezantohet në mbarë botën.

Kjo i jep kompanive kohë shtesë që të kryejnë teste, të gjejnë zgjidhje – para se prodhimi dhe servisimi të fillojë.

RonaTyra

E duke ndjekur këtë trend, Microsoft mund ta mbajë në treg Windows 11 për 5 apo 6 vitet e ardhshme – para se ta prezantojë versionin e ardhshëm të sistemit operativ.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu